Salah humbet Kupën e Botës, ja sa gjatë do të jetë jashtë fushave të gjelbra (Foto)
Mohamed Salah do të mungojë për dy muaj shkaku i lëndimit në krahëror
Ylli i Liverpoolit u lëndua gjatë një dueli me Sergio Ramos në finale të Champions League dhe tani ai ka humbur mundësinë që të jetë në Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Sipas administratorit sportiv të Arabisë Saudite Turki Al-Sheikh ylli i Liverpoolit e ka humbur Kupën e Botës dhe do të jetë jashtë fushave për dy muaj.
“Me trishtim të madh, fatkeqësisht ylli ynë i madh arab Mohamed Salah u konfirmua se do të mungojë deri në dy muaj, që do të thotë se ai do të humbasë Kupën e Botës.Ne i duam atij një shërim të shpejtë,” ka thënë Al-Sheikh.
Al-Sheikh ka një numër të roleve administrative, përfshirë kryetarin e Autoritetit Sportiv të Arabisë Saudite dhe presidentin e Federatës Sportive të Solidaritetit Islamik./Periskopi/




