Milan sakrifikon Andre Silvan për ta sjellur në skuadër sulmuesin që kushton 60 milionë euro
Mirabelli është duke lëvizur për të sjellur Ciro Immobilen në Milan.
Sipas lajmeve të fundit, për të janë gati 4 milionë euro në sezon, dyfishi i pages qe ai fiton tek Lazio.
Lottito kërkon 60 milionë euro për kartonin e tij, shifër që nuk përballohet nga kuqezinjtë.
Mirabelli është duke menduar që të përfshije në marrëveshje Andre Silvan në menyre që të ulë çmimin e tij.
Lojtari pëlqehet nga Lazio dhe Igli Tare, drejtuesit janë gjithashtu mik me agjentin e tij Jorge Mendes, të cilet mund të rigjenerojnë sulmuesin Portugez.




