A ka thënë Klopp me të vërtetë se Ramos është një kancer i futbollit?
Sergio Ramos dje ia shkatërroi ëndrrën shumë tifozëve të Liverpoolit dhe të Egjiptit pasi lëndoi Mohamed Salahun në finalen e Champions Leauge
Një duel i Salah me Ramosin i ka kushtuar shumë Liverpoolit që humbi 3:1 në finale nga Real Madrid, ndërsa egjiptiani flitet që e ka humbur edhe Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Në rrjetet sociale po qarkullon lajmi që Jurgen Klopp ka thënë se Ramos është kanceri i futbollit.

“I dashur Ramos, ndoshta për tifozët e skuadrës tënde mund të jesh hero, por për ata qe e duan futbollin në të gjithë botën je një kancer për këtë sport,”.
Por, kjo nuk është aspak e vërtet me teknikun gjerman i cili nuk e ka quajtur kështu kapitenin e Realit.
Klopp e kishte përshkruar ndërhyrjen e Ramosit sikur të ishte në sportin e mundjes.
“E di nëse ju thoni diçka të tillë pasi të keni humbur, ju tingëlloni si një humbës i keq. Por për mua kjo ishte një ndërhyrje e ashpër sepse krahu ishte aty dhe ishte si në mundje,” ka thënë Klopp. /Periskopi/



