Ronaldo nën hijen e Bale, lavdërohet vetëm nga gruaja e tij: Je kampioni ynë

Ronaldo nën hijen e Bale, lavdërohet vetëm nga gruaja e tij: Je kampioni ynë

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina e ka mbështe futbollistin e njohur nëpërmjet Instagramit, pas ndeshjes së mbrëmshme të finales në Ligën e Kampionëve.

Të gjithë e dinë se ylli i ndeshjes së mbrëmshme ishte uelsiani Gareth Bale, i cili i siguroi fitoren Real Madridit kundë Liverpoolit, shkruan Periskopi.

Me këto dy gola të Bale përfundoi ëndrra e Ronaldos për të qenë lojtari i ndeshjes.

Puthje e lëvdata Ronaldo po merr vetëm nga gruaja e tij.

“Kampioni ynë. E meriton. Na ke bërë të lumtur të gjithëve. E fituam kupën së bashku. Me precizitetin tënd dhe punën e përditshme e arrite edhe këtë. Sepse kur lodhesh nga trajnimet, entuziazmi dhe pasioni të mbajnë që të vazhdosh edhe më shumë. Je një shembull për të gjithë. Të duam”, ka shkruar Georgina. /Periskopi/

Shpërndaje në: