Ylli i Arsenalit ka disa fjalë për kartonin e kuq të Xhakës

Ylli i Arsenalit ka disa fjalë për kartonin e kuq të Xhakës

Mesfushori nga Kosova u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër dhe të panevojshme në mesfushë ndaj Modou Barroë.

Chamberlain thotë se Xhaka nuk mund të ankohet rreth këtij kartoni.

“Isha jashtë fushe dhe thosha me vete: Padyshim se ai do të përjashtohet”, deklaroi Chamberlain.

“Gjyqtarët na shpjeguan vendimin se ishte i drejtë, prandaj mendoj se ai nuk mund të ankohet”.

“Ai nuk është lojtar i dhunshëm, por ndonjëherë është i ngathtë. Nuk është një mbrojtës natyral. Atij i pëlqen të luajë përpara”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: