“Rolling Stones” më 2 dhjetor lanson albumin e ri

“Rolling Stones” më 2 dhjetor lanson albumin e ri

“Mendoja se isha i vetmi djalë në juglindje të Anglisë që dinte diçka për këtë gjë”, kishte kujtuar Richards në një dokumentar të realizuar së fundi nga “Netflix”. Takimi i rastit midis tyre kishte lidhje me Chicagon, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”. Të dy ishin në lejbëllin “Chess” që vepronte në “South Michigan Avenue” dhe një prej këngëve nga “Waters LP Rollin’Stone” do t’ia jepte bendit emrin.

“The Rolling Stones” do të kalonin vitet e hershme duke përpunuar këngë të burrave më të vjetër të Chicagos, me tinguj elektrikë e blues dhe do ta gjenin rrugën e tyre drejt “Chess” për të incizuar edhe një album të vetin.

Tridhjetë e pesë vite më vonë “Stones” kanë hyrë në “British Grove Studios” në Londrën Perëndimore dhe kanë nxjerrë një album të ri brenda tri ditësh. I titulluar “Blue and Lonesome”, do të lansohet më 2 dhjetor, duke u bërë albumi i parë i bendit në studio pas një dekade. Albumi përmban rock me inspirime nga ditët e tyre të hershme.

Gati se të gjitha 12 këngët janë përpunime të blues artistëve të Chicagos – dhe nuk janë hite të dukshme. Në vend se ta bëjnë këtë, “Stones” thellohen me një listë këngësh që favorizon shprehjen mbi pritjet.

“Just Your Fool – Little Walter”: i zhvendosur në Chicago nga Louisiana, më 1945, Marion Walter Jacobs bëhet Little Walter, mbret i interpretuesve të harmonikës, të pasluftës. Pa marrë parasysh a shërben përkrah me Muddy Waters apo vetë në këtë incizim të tijin Walter i jep instrumentit akustik një vokabular krejtësisht të ri, duke shfrytëzuar elektronikën dhe efektet e tjera.

Shpërndaje në: