Deputeti i PDK’së bëhet baba për herën e katërt, ja çka shkruan (Foto)
Deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtakut i është shtuar familja. Në orët e vona të mbrëmjes i ka lindur edhe një vajzë.
Lushtaku është shprehur shumë i lumtur për lindjen e vajzës me emrin Amra, në muajin e shenjtë të Ramazanit, transmeton Periskopi
Madje ai ia ka rikujtuar gruas së tij se është lumturia e jetës së tij.
Ja postimi i plotë në Facebook:
‘Mirë se erdhe në jetë vajza jonë Amra.
Tanimë Virtytit, Urtinës dhe Elitës i është shtuar edhe një motër.
Në Ramazan ka vetëm shpërblime, fëmijët janë dhurat nga Zoti. ❤️
*** Shehide Qerimaj-Lushtaku je lumturia e jetës time.
Mos na harroni në dua!?
Falenderimi i takon Allahu’./Periskopi/




