Pas horrorit që përjetoi, Karius niset në pushime (Foto)
Loris Karius ka vendosur ta harrojë natën tragjike të së shtunës duke pushuar pak.
Portieri i Liverpulit, i cili bëri dy gabime fatale që i kushtuan klubit të tij, duke humbur 3 me 1 nga Real Madrid, është parë në aeroportin e Manchesterit të dielën mbrëma.
Portieri gjerman është parë me truprojat e tij derisa destinacioni i pushimit është i panjohur.
Kujtojmë se Karius është njeriu më i përfolur i ndeshjes së finales së LK pas Mohamed Salah. Madje, atij i kanë shkuar edhe kërcënime me vdekje nga ana e tifozëve. /Periskopi/









