Çfarë i ka mbetur merak Bujar Qamilit nga Luana Vjollca

Çfarë i ka mbetur merak Bujar Qamilit nga Luana Vjollca

Këtë verë moderatorja e njohur Luana Vjollca do të sjellë për publikun shqiptar remix-e të këngëve të saj në bashkëpunim, me Bujar Qamilin.

Artisti i mirënjohur shkodran, është shprehur në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli”, në Report Tv, se ka qenë dëshira e Luanës, për të ardhur këtë verë me një bashkëpunim ndryshe, me moderatoren e njohur. Gjatë intervistës, Bujari është shprehur se ka një merak të madh për videoklipin e këngës.

Duke qënë se ato do të publikohen në verë, Luana me siguri do të vijë shumë seksi dhe provokuese, siç vetëm ajo di. Nga ana tjetër, Bujari me humorin që e karakterizon është shprehur, se ka frikë mos Luana i kërkon të dalë me pantallona të shkurtra në videoklip.
“Po përgatis një remix me 2 këngë me Luana Vjollcën. Po kam hallin si do vishem kur të realizojmë videoklipin. Unë e di si do vishet ajo, por kam hallin si do vishem unë, ishalla s’po më kërkon me u vesh me pantallona të shkurtra”,-është shprehur Bujar Qamili.

 

Shpërndaje në: