Detaji që tregon se Ronaldo do të largohet nga Real Madridi

Detaji që tregon se Ronaldo do të largohet nga Real Madridi

Cristiano Ronaldo është afër largimit nga Real Madridi. Ylli portugez siç duket do t’i lë Madrilenët pas nëntë viteve.

Fituesi i Ligës së Kampionëve në këtë sezon, dha disa komente që e lidhin atë me largimin nga Spanja dhe një detaj i ndodhur sot veçsa e konfirmoi këtë gjë.

Klubi i Realit së bashku me Adidasin publikuan fanellat e reja për sezonin 2018/19, por në reklamim mungoi fotoja e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Të gjithë futbollistët përfshi edhe trajnerin Zinedine Zidane kanë bërë foto me fanellat e reja, përveç 33-vjeçarit nga Portugalia.

Në rast se Ronaldo largohet nga Real Madridi, e ardhmja e tij ka tri opsione; Manchester United, Paris Saint Germain dhe Kina.

Shpërndaje në: