Salah nuk ishte viktima e parë e Ramosit, një vit më parë në të njejtën mënyrë kishte vepruar ndaj këtij lojtari
‘Bllokimi i krahut’ nga Sergio Ramos ndaj Mohamed Salahut ka qenë shumë e debagtueshme që prej finales kontraversale të Ligës së Kampionëve.
Sulmuesi egjiptian i Liverpoolit mbeti i lënduar nga përdredhja e krahut që iu bë nga mbrojtësi spanjoll.
Tani disa pamje janë publikuar në internet ku shihet se Ramos këtë gjest e kishte përsëritur edhe vitin e kaluar në finale të Ligës së Kampionëve kundrejt ekipit italian, Juventuesit, raporton “Sportbible”, transmeton Periskopi.
Këtë veprim e kishte bërë ndaj mbrojtësit Brazilian, Dani Alves – është sjellje identike sikur bëri me Salah.
Ndërkohë, ka filluar një peticion në të cilën kërkohet dënimi i Ramos. Deri më tani për këtë peticion e kanë nënshkruar 300, 000 njerëz./Periskopi/
The petition calling for UEFA & FIFA to punish @SergioRamos for intentionally hurting @MoSalah has now reached over 300,000 signatures ? #LFC #UCLFINAL pic.twitter.com/7PLtrHZVbO
— Tom Munns (@TomMunns1) May 28, 2018







