Clyne frikësohet nga ylli i United
Ata do të përballen sonte në derbin e javës në premier ligë, në Anfield.
Ish lojtari i Southampton ka përkrahur dhe ka folur për kualitetet e sulmuesit të Manchester United, Rashford.
Clyne tha “Rashford do të përballet kundër meje,”
“Ai mund të luajë edhe në krahun e majtë. Është lojtarë direkt, sa herë që e zotëron topin ai mënjherë hidhet në sulm, pra unë duhet të jem në çdo moment i gatshëm për t’u përballur me Rashford”.
“Unë do të mundohem të qëndroj afër ti, dhe të mbyll hapsirat. Kur kanë hapsira lojtarët me kualitet si Rashford, ata mund të bëjnë gjithqka”, shtoi Clyne për magazinën e Ea Sport.
Liverpool-Manchester United zhvillohet sonte nga ora 21:00. /Periskopi.com



