A frikësohet lojtari i Cityt nga përballja me MSN?
City dhe gjigandi katalunas përballen të mërkurën mbrëma me fillim nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bravo foli rreth përballjes me treshen e frikshme sulmuese, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.
“Të luash kundër tyre është një privilegj, sepse ata janë lojtarë të shkëlqyer”, deklaroi Bravo.
“Është shumë motivuese të luash kundër MSN, por Barcelona dhe City janë ekipe me stil të ngjashëm të lojës dhe të dyja kanë armët e tyre që ta fitojnë ndeshjen”, shtoi ai. /Periskopi.com



