Behgjet Pacolli mburret me djemtë e tij (Foto)
Sa i kanë ngjarë djemtë Pacollit Përveç angazhimeve politike, Behgjet Pacolli sigurisht gjen kohë edhe për familjen e tij.
Pacolli njihet si politikan dhe bisnesmen i suksesshëm, por tani tregon edhe anën e tij prindërore. Ai së fundi në llogarinë e tij “Instagram” në të cilën ka rreth 35 mijë ndjekës nuk ka hezituar të publikojë një fotografi të ëmbël ku shihet me fëmijët e tij në prehër. 67-vjeçari kësaj fotografie ia ka lënë mbishkrimin “Me djemtë e mi”.
Ndërsa në mesin e shumë komenteve të ndjekësve u tha se djemtë Isa, Diari dhe Amari po i ngjajnë shumë të atit. Por në këtë fotografi janë vetëm meshkujt e familjes Pacolli, ndërsa mungojnë gruaja Masha dhe vajzat e tij Arbëresha, Selena dhe Hana.
Pacolli si personazh politik tanimë të gjithë e njohin që nga fillet e para të AKR-së në vitin 2005, pastaj si deputet, e në vitin 2011 si President i Kosovës. Njihet edhe si person humanitar por, ndoshta “sekreti” është se ai është në mesin e personave që njohin më së shumti gjuhë të huaja. Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroatisht, janë gjuhët e shënuara në biografinë e tij. Behgjet Pacolli në këtë mandat qeveritar është zëvendëskryeministëri i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme./21Media





