Zyrtare: Prishtina kryen një transferim fantastik para ndeshjeve në Europa League (Foto)

Zyrtare: Prishtina kryen një transferim fantastik para ndeshjeve në Europa League (Foto)

Meriton Korenica është futbollisti më i ri i Prishtinës

Meriton Korenica ishte kapiten i Lirisë në edicionin e kaluar, ndërsa nga sezoni i ardhshëm do të luajë për skuadrën nga kryeqyteti, shkruan Periskopi.

“Nuk ishte zgjedhje e vështirë. Prishtina është klub i madh i cili reprezenton sfida të mëdha për gjithë futbollin kosovar. Ky është po ashtu hap i radhës i madh në karrierën time,” ka thënë Korenica për ueb-faqen e klubit të Prishtinës.

“Falënderoj FC Prishtinën për mundësinë që të jem pjesë e shtëpisë së kampionëve. Bashkë me Plisat do të arrijmë shumë triumfe, suksese në garat evropiane, Kupën e Kosovës dhe patjetër, rikthimin e titullit të kampionit në kryeqytet. Do të luftojmë në çdo front, për secilin trofe,”.

Kujtojmë që Prishtina do të luajë ndeshje kualifikuese për Europa League. /Periskopi/

Shpërndaje në: