Dalin pamje të reja, Ramos i pafajshëm, Salah kërkoi të shtyhet me të (Video)
Nga një kënd tjetër i kamerës shihen pamje ku tregojnë qartë se Mo Salah kishte kërkuar vetë kontaktin me Ramos
Finalja e madhe e Kievit do të mbahet mend për tri gjëra, lëndimi i Salah, gafat e Karius dhe eurogoli i Gareth Bale, shkruan Periskopi.
Liverpooli vuajti në finale pasi lojtari kryesor Mohamed Salah u lëndua gjatë një dueli me Sergio Ramos në minutën e 25-të.
Të gjithë po e fajësojnë mbrojtësin spanjoll, madje egjiptianët kanë paditur Ramosin ku kërkojnë 1 miliard euro me pretekstin që ai e ka lënduar qëllimisht Salahun.

Në një video të re të publikuar nga rasti Salah-Ramos shihet se si egjiptiani e tërheq me dorë spanjollin, por në fund lëndohet vetë. /Periskopi/
Simple question, who is grabbing hold of who here? pic.twitter.com/ec7F9ai6m7
— Scotto ⚽ (@1878Scotto) May 29, 2018



