Balotelli me rrëfim emocional: Më thanë ‘Negro’ dhe më dhuruan banane sikur të isha majmun!
Mario Balotelli ka rrëfyer disa momente aspak të këndshme që i kanë ndodhur atij shkaku i racizmit të tepruar
Sulmuesi italian ka qenë i abuzuar me thirrje të shumta raciste gjatë karrierës së tij, derisa e ka pranuar që nëse do të ishte i bardhë nuk do të sulmohej kështu, shkruan Periskopi.
“Natyrisht, nëse do të isha i bardhë do të kisha më pak probleme,” ka thënë Balotelli.
“Disa çokollata kishin humbur një herë në shkollë dhe mësuesi pa bërë hetim fare më kishte fajsuar mua.
“Por, një incident të cilin unë kurrë nuk do ta harroj pasi kam qarë me lot.
“Unë do të bëja të gjitha detyrat e shtëpisë. E dija që nëna ime do të më linte të luaja futboll. ‘Përshëndetje djema, a mund të luaj futboll? ‘Jo Mario, nuk mundesh.’ ‘Por unë kam bërë detyrat e shtëpisë…’ ‘Jo Mario, ju jeni i zi.
“Në vitin 2009 gjatë ndeshjes Juventus-Inter tifozët më thërrisnin ‘majmun’, ‘negro’, ‘kthehu përsëri në Afrikë’ dhë më vërshëllyen pa u ndalur.
“Rasti tjetër ishte në Romë me Kombëtaren U-21. Derisa ne po bisedonim në motoçikletë ku ishin dy persona bërtisnin në drejtim timin, ‘Negro! Negro! Negro!.
“Më pas ata kaluan përsëri nga unë dhe më ofruan ca banane sikur unë të isha majmun,”. përfundoi Balotelli. /Periskopi/



