Media zvicerane: Shqiptarët kundër shqiptarëve – në vendin e shqiptarëve

Media zvicerane: Shqiptarët kundër shqiptarëve – në vendin e shqiptarëve

Në stadionin e Cyrihut përherë të parë u përballën zyrtarisht Shqipëria dhe Kosova. Për shqiptarët është një ndeshje thuajse në atdhe – falë lidhjeve të ngushta me Cyrihun, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.

“Të gjithë tifozët në stadion mbështesin kombin e njëjtë shqiptarët. Se ata janë dy klube të ndryshme është çështje e parëndësishme,” përcjell albinfo.ch.

“Shqiponja është gjaku ynë”

Në stadion ishte i kudondodhur flamuri me shqiponjën dykrenore, ndërsa ai i Kosovës ishte më i radhë.

“Flamuri i Shqipërisë, shqiponja, është gjaku ynë, zemra jonë,” thotë Kujtim Gusturanaj, i cili me tre fëmijët e tij ndiqte ndeshjen në stadion.

Në stadion kishte 18.700 tifozë, ku të gjithë këndonin himnin kombëtar të Shqipërisë. Shenjë e unitetit mes dy përfaqësuesve.

“Ne jemi kombi i njëjtë, që thjesht kemi ngjyra të ndryshmme me të cilat përfaqësohemi – në njërën kuq e zi, në tjetrën verdhë e kaltër,” thotë funksionari i Federatës së Kosovës, Artan Govori.

Në fund të ndeshjes, patjetër që fituan të gjithë, e përmbyll shkrimin prestigjozja zvicerane.

Shpërndaje në: