Paralajmërohen ndryshime të mëdha në Premier League

Paralajmërohen ndryshime të mëdha në Premier League

Federata e Futbollit të Anglisë është në prag të një vendimi të madh sa i përket Premier League

FA shumë shpejt pritet që ta implementoj pushimin dimëror në Premier League ashtu siç e kanë kampionatet tjera si në Francë, Gjermani, Itali e Spanjë, transmeton Periskopi.

Në Angli nuk ka fare pushim dimëror dhe skuadrat gjatë periudhës së Krishtlindjeve luajnë shumë ndeshje.

Megjithatë, pushimi do të jetë pak më ndryshe se në kampionatet tjera pasi 10 skuadra do të luajnë në një vikend dhe 10 tjera vikendin e ardhshëm, dhe kështu klubet do të mund të pushonin si dhe tifozët nuk do të mbetnin pa futboll.

Arsyeja kryesore pse Kombëtarja e Anglisë nuk ka suksese në Kampionate Evropiane apo Botërore sipas analistëve është se Premier League nuk aplikon fare pushim dimëror.

“Shumë shpejt do të krijohet pushimi dimëror,” ka thënë Martin Glen nga FA. /Periskopi/.

Shpërndaje në: