Në Serbi tema e ditës, gjesti i Zhegrovës kundër Shqipërisë (Foto)
Portali serb, Kurir, duket se është lumturuar pas veprimit të Edon Zhegrovës në ndeshjen Kosovë-Shqipëri, pasi kanë raportuar për “një poshtërim” që sipas tyre u është bërë futbollistëve të kombëtares shqiptare nga futbollisti 19-vjeçar i Kosovës.
Mediumi serb shkruan në titullin e artikullit se: “Një futbollist i Kosovës i ka poshtëruar lojtarët e Shqipërisë”.


Veprimi i Zhegrovës, i bërë në minutën e 74-të të ndeshjes së djeshme, u cilësua si gjest mosrespektues ndaj futbollistëve të Shqipërisë, megjithatë talenti nga Prishtina kërkoi falje pas përfundimit të takimit.
#zhegrova #Kosova #jogabonito ??? pic.twitter.com/6VWgqNzGg8
— Shkumbin Gerguri (@ShkumbinGerguri) May 30, 2018




