“Ronaldo dëshiron që të luajë përsëri për Mourinhon”
Fabio Capello ka thënë se Cristiano Ronaldo dëshiron që të rikthehet te Manchester United
Zinedine Zidane u largua dje nga Real Madrid, ndërsa në ditët në vijim mund të ndodhë edhe largimi i Ronaldos nga ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Periskopi.
“Unë mendoj se Cristiano Ronaldo dëshiron që të rikthehet te Manchester United dhe të luaj përsëri nën urdhërat e Mourinhos,” ka thënë Capello për ‘Sky Sport Italia’.
“Real Madrid duhet që të shikoj një goalshënues në rast se humbet Ronaldon. I vetmi opsion për momentin është Robert Lewandowski.
Tekniku italian potencoi se Benzema ka të ardhme te Reali pasi është i preferuari i Perezit.
“Benzema mund të qëndrojë, Perez është një fans i madh i tij,” përfundoi Capello. /Periskopi/



