Mbretëresha nuk e do Meghan Markle? Shikoni pak gjestin që bëri për të

Mbretëresha nuk e do Meghan Markle? Shikoni pak gjestin që bëri për të

Mbretëresha Elizabeth duket një grua e fortë dhe shumë serioze. Familja mbretërore këtë periudhë ka qenë më shumë se asnjëherë tjetër në qendër të vëmendjes së mediave.

Meghan, nusja e vitit, bëri bujë me thjeshtësinë e saj në ditën e dasmës. Ajo është komentuar gjatë, jo vetëm për ceremoninë e martesës, por edhe për marrëdhënien e saj me Mbretëreshën, gjyshen e princit Harry. Në media është shkruar vazhdimisht se Mbretëresha nuk e pëlqen shumë Meghan.

Mirëpo, ajo me veprime ka treguar diçka komplet tjetër. Gjatë Krishtlindjeve, Mbretëresha e mirëpriti Meghan t’i bashkohej festës në familjen mbretërore, edhe pse është rregull që vetëm pas martesës mund të festojë Krishtlindjet në pallatin mbretëror. Një tjetër detaj që tregon se Mbretëresha ndjen dashuri dhe respekt për Meghan është fotoja që ajo mban në zyrën e saj.

Gjatë pritjes që Mbretëresha Elizabeth, i bëri Komisionerit të Lartë të Austrisë në Mbretërinë e Bashkuar, Honorable George Brandis, më 30 maj u fotografua edhe fotoja ku duken qartë princi Harry dhe Meghan, përpara martesës. Kjo foto tregon se Mbretëresha, edhe pse mund të duket natyrë serioze, sërish nuk ka asgjë kundër nuses së nipit.

 

Shpërndaje në: