Franca e fortë për Italinë, dërgon sinjale para Botërorit

Franca e fortë për Italinë, dërgon sinjale para Botërorit

Franca e ka mposhtur 3-1 Italinë, duke dhënë sinjale se mund të bëjnë gjëra të mëdha në Rusi.

Franca e ka fituar miqësoren e luksit kundër Italisë, duke triumfuar 3-1, sfidë kjo që u zhvillua në “Allianz Riviera”, shkruan Gazeta Express.

Samuel Umtiti 8’, Antoine Griezmann 29’ dhe Ousmane Dembele 63’ shënuan për Francën, kurse golin e vetëm për Italinë e shënoi Leonardo Bonucci 36’.

Kjo fitore e Francës shërben si sinjal para Kupës së Botës se janë gati për të bërë gjëra të mëdha në Rusi, atje ku Italia befasisht nuk do të jetë.

 

Shpërndaje në: