Emre Can kalon tek gjiganti italian
Kanë mbetur vetëm disa detaje, por shtypi italian garanton se Emre Can është futbollist i Juventus.
Mesfushori gjerman ka gjetur marrëveshjen me klubin bardhezi dhe nesër lojtari që largohet nga Liverpool do të kryejë vizitat mjekësore. Nëse gjithçka shkon “ok”, ashtu si parashikohet, ai do të firmosë me Juventus deri në vitin 2022..
Pas Mattia Caldara dhe Leonardo Spinazzola, Juventus bën edhe blerjen e tretë. Emre Can vjen me parametër zero, pasi më 1 qershor u mbyll marrëveshja e tij me Liverpool.
I rritur te Akademia e Bayern Munich, ai spikati në sezonin e parë në Bundesliga me fanellën e Leverkusen, nga ku kaloi në Premier League në vitin 2014.
Can ka qenë titullar i rregullt te Liverpool i Klopp, por nuk ra dakord për rinovimin në “Anfield Road”. Në këto kushte, pas Pirlo, Pogba dhe Khedira, drejtuesit e Juventus marrin një tjetër mesfushor të nivelit më të lartë, pa shpenzuar asnjë euro.



