Gattuso nuk lejon largimin e sulmuesit

Gattuso nuk lejon largimin e sulmuesit

 

Gatusso ka folur rreth merkatos në një deklaratë për mediat Italiane.

Në kohët e fundit jemi të bllokuar, por Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli po merren me këtë punë. Unë organizoj me ta atë që duhet të bëjmë. Tanimë e di edhe djali im i vogël që duhet të bëjmë diçka, por uroj të marrim futbollistë të rëndësishëm. Ata që do të vijnë duhet ta dinë se përfaqësojnë një klub të lavdishëm dhe që ne kemi një grup të aftë futbollistësh, gati për të bërë hapin e rëndësishëm për t’u shndërruar në një ekip fitues,” – këto kanë qenë fjalët e Rino Gattuso, trajneri i Milan për kanalin televiziv të klubit kuqezi.

Në vazhdimin e intervistës së tij, Gattuso shtoi: “Andre Silva dhe Kalinic do të bëjnë më mirë vitin e ardhshëm, nuk kam dyshime për këtë. Gjithashtu jam i bindur se do të mbërrijnë në botërorin rus në kushtet më ideale të mundshme. Trajnerët e Kroacisë dhe Portugalisë do të kenë dy sulmues në formë për në Rusi. Të gjithë mendojnë se do të largohen nga Milan, por ne do t’i mbajmë fort sepse na duhen.”

 

Shpërndaje në: