Përballje e dobët dhe pa fitues në Anfield
Liverpool dhe Manchester United kanë ndarë pikët, duke luajtur 0:0.
Ndeshja e zhvilluar në Anfield Road rezultoi si një ndër më të dobëtat e këtij sezoni si për nga rastet ashtu edhe për nga ritmi.
Liverpool gjatë gjithë ndeshjes goditi tre herë në drejtim të portës, ndërsa mysafirët vetëm dy herë.
Në përgjithsi, nuk u zhvillua aspak lojë e rrjedhshme nga asnjëra palë, por u zhvillua një lojë më shumë e koncentruar në duelet fizike në mesfushë, gjë që nuk prodhoi aspak lojë të mirë as për sy dhe as për rezultat.
Pas kësaj ndeshje, Liverpool arrinë kuotën e 17 pikëve pas tetë javësh, ndërsa United ka aktualisht 14 pikë. /Periskopi.com



