Kupa e Botës: Cilat janë gjasat e Spanjës, taktikat, lojtarët kyç dhe parashikimi se sa larg mund të arrijë ‘Furia e Kuqe’

Kupa e Botës: Cilat janë gjasat e Spanjës, taktikat, lojtarët kyç dhe parashikimi se sa larg mund të arrijë ‘Furia e Kuqe’

Pas dështimit në vitin 2014 dhe 2016 Spanja kërkon të këndellet në Kupën e Botës e cila do të fillojë pas 12 ditësh

Kupa e Botës po afrohet secilën herë e më shumë, derisa 32 Kombëtare do të luftojnë për trofeun më të çmueshëm në futboll, shkruan Periskopi.

Spanja është njëra nga favoritet kryesore edhe pse ka dështuar të tregojë sukses në Kupën e Botës 2014 dhe Euro 2016.

‘Furia e Kuqe’ është Kombëtarja më e shtrenjtë e këtij Botërori pasi skuadra prej 23 lojtarëve ka vlerë prej 1 miliard euro.

Spanja muaj më parë shkatërroi Argjentinën e Lionel Messit me rezultat 6:1 dhe dha një alarm që do të jetë njëra nga favoritet kryesore në ‘Rusi 2018’.

Kombëtarja e udhëhequr nga Julien Lopetegui është në Grupin B me Portugalinë, Marokon dhe Iranin dhe është favorite e grupit për të përfunduar në pozitën e parë.

Formacioni i mundshëm:

Spanja ka plotë yje në skuadër, ndërsa formacioni do të ketë më së shumti lojtarë të Barcelonës dhe Real Madridit dhe pritet të ketë skemën 4-2-3-1.

De Gea në portë ndërsa mbrojtja do të përbëhet nga Pique, Ramos, Alba dhe Carvajal, nëse ky do të jetë në gjendje që të rikuperohet nga lëndimi që pësoi në finalen ndaj Liverpoolit.

Mesfusha do të udhëhiqet nga Busquets, Thiago, Silva, Isco dhe Iniesta, ndërsa në sulm i vetëm pritet që të jetë Diego Costa.
Spain probable starting XI

Cili do të jetë lojtari i cili do të shkëlqejë në Kupën e Botës?

Isco pritet që të jetë njeriu kryesor i Spanjës për Kupën e Botës. Ylli i Real Madridit tregoi paraqitje të mira gjatë fazës kualifikuese.

Related image

Ai mund të driblojë shumë mirë dhe gjithashtu ka pasime fantastike nga të cilat mund të përfitojë shumë Diego Costa, që është një vrasës para portës.

Cilat janë gjasat reale të Spanjës në ‘Rusi 2018’?

‘Furia e Kuqe’ ka një skuadër që mund të arrijë shumë larg dhe pse jo edhe ta fitojë Kupën e Botës. Pas zhgënjimit në Brazil katër vite më parë dhe në Francë para dy vite, skuadra është mobilizuar dhe është bërë konkurruese përsëri.

Lopetegui ka shumë lojtarë të mirë edhe në bankën rezervë si, Asensio, Lucas, Saul, Aspas e Rodrigo.

Spanja llogaritet njëra nga Kombëtaret favorite për ta fituar Kupën e Botës këtë vit. /Periskopi/

Shpërndaje në: