Gazeta angleze zbulon një të panjohur për Salah

Gazeta angleze zbulon një të panjohur për Salah

Fshati në Egjipt ku është rritur Mohamed Salah, sivjet do të bëhet me rrjet funksional të ujësjellësit dhe atë në saje të një donacioni që do ta japë pikërisht futbollisti i famshëm i Liverpoolit.

Njeriu i cili është shndërruar në hero kombëtar në Egjipt, në kohën kur ky vend po përballet me kohë të trazirave politike dhe shoqërore, ka qenë protagonist i një shkrimi të gjatë në Dialy Mail, që po komentohet gjithandej Anglisë dhe jo vetëm.

 Një shok i tij i fëmijërisë tregon se Salah kthehet në fshatin e tij, së paku një herë çdo muaj të Ramazanit dhe sjellë dhurata për fëmijët e atjeshëm,luan ping pong ose bilardo me fshatarët dhe asnjëherë nuk refuzon aski për një foto ose autograf, thuhet në shkrimin e Daily Mailit, të cilin e ka pasqyruar Insporti.

Daily mail tregon se si kur ishte 14 vjeçar, Salah ishte vërejtur nga sakutët, të cilët e kishin ftuar në Kairo dhe nganjëherë atje e dërgonte babai, nganjëherë duhej të ndërronte pesë autobusë për të bërë rrugën 320 kilometërshe dy drejtimëshe.

Mirëpo, është një tregim për këtë lojtar, që ka qenë i panjohur për publikun dhe që u bë pjesa më e përfolur e këtij shkrimi.

Kur Salah po luante në Aleksandri, shtëpia e tij u thye dhe u plaçkit. Hajduti u gjend vetëm dy idtë më vonë dhe babai i lojtarit kishte bërë akuzë dhe kishte nisur procedurat.

Salah, jo vetëm që shkoi dhe tërhoqi akuzën, i dha ca para hajdutit dhe tentoi ti ndihmojë të gjejë punë, në mënyrë që të mos vidhte më, transmeton Insporti, pjesë nga shkrimi i Daily Mailit.

Salah ishte i prirë të shoh problemet jetësore të atij që i kishte thyer dhe plaçkitur shtëpinë, para se të shoh se çka i mungon dhe si duhet të kërkojë drejtësinë për dëmin që pësoi.

Ky detaj është duke u përfolur nga shumë kush në dy ditët e fundit si dëshmia e radhës për karakterin njerëzor të këtij sportisti të madh.

Shpërndaje në: