Joshua nuk duron më, kërkon një përgjigje definitive nga Wilder!
Joshua ka kërkuar nga Wilder që sa më parë të marrë një vendim, ose të largohet dhe ta lë britanikun të boksojë me të tjerë.
Boksieri Deontay Wilder ende nuk ka dhënë një përgjigje nëse do të duelojë ndaj Anthony Joshua në Britaninë e Madhe, në duelin që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshat e rënda.
Eddie Hearn, menaxheri dhe promotori i boksierit britanik, u shpreh sot se koha që dy boksierët kanë në dizpocion për të gjetur një marrëveshje po mbaron, ndaj i ka thënë Wilder të marrë sa më shpejt një vendim.
“Ata e kanë ofertën tonë, ndaj duhet të vendosin, ose ta pranojnë ose të lëshojë rrugën”, u shpreh Hearn.
“Për ne nuk është se jeta përfundon këtu, pasi kemi gati duelin me Povetkin dhe do të vazhdojmë negociatat me të”.



