Ndryshojnë planet te Chelsea, nuk vjen Sarri, por një trajner serb
Slavisa Jokanovic mund të jetë trajneri i ardhshëm i Chelseat
Antonio Conte pritet që të largohet nga Chelsea këtë verë dhe pasuesi i tij mund të jetë një serb, Slavisa Jokanovic, i cili këtë sezon arriti që ta rikthejë në Premier League skuadrën e Fulhamit, shkruan Periskopi.
Jokanovic në të kaluarën ka qenë lojtar i Chelseat dhe pëlqehet nga Abramovich për faktin që flet gjuhen ruse.
Trajneri serb në të kaluarën ka menaxhuar klube si Partizani i Beogradit, ëatfordi dhe së fundi Fulhami, skuadër me të cilën do të garojë në Premier League.
Chelsea ishte afër që ta sillte Maurizo Sarrin, por refuzoi ta paguante klauzolën prej tetë milionë euro./Periskopi/




