Zbulohet arsyeja pse Dele Alli po vërshëllehet pas çdo prekje të topit në ndeshjen me Nigerinë
Anglia po luan me Nigerinë në ‘Wembley’ dhe rezultati pas pjesës së parë është 2:0 në të mirë të ‘Tre Luanëve’
Dele Alli u vërshëllye nga tifozët e Nigerisë pas çdo prekje te topit, shkruan Periskopi.
Arsyeja për të cilën u vërshëllua ishte sepse ai mund të kishte përfaqësuar Nigerinë në nivel ndërkombëtar, por zgjodhi Anglinë.
Babai i yllit të Tottenhamit, Kehinde ka lindur në vendin afrikan dhe kështu djali i tij mund të kishte luajtur për Nigerinë, në vend të Anglisë.
22-vjeçari është pjesë e ‘Tre Luanëve’ që nga viti 2012, ku ndeshjen e parë e kishte bërë me Kombëtaren U-17, ndërsa me skuadrën A u ftua në vitin 2016. /Periskopi/



