Ja sa duhet të paguajë Manchester United nëse e dëshiron Ronaldon në Old Traford

Ja sa duhet të paguajë Manchester United nëse e dëshiron Ronaldon në Old Traford

Real Madridi i ka bërë me dije Manchester Unitedit se duhet t’i paguajë jo më pak se 200 milionë euro nëse dëshiron ta kthejë Cristiano Ronaldon në skuadër.

Ronaldo ka lënë të kuptohet se do të largohet nga Madridi këtë verë, pas triumfit në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit një javë më parë.

Unitedi ka kohë që kërkon ta kthejë në “Old Trafford” superyllin portugez, por presidenti i Realit, Florentino Perez, vazhdon të kërkojë shumë të lartë parash për ta lëshuar atë.

Në anën tjetër, Ronaldo kërkon pagë vjetore prej 80 milionë euro.

Shpërndaje në: