Adelina Ismaili nuk e fsheh dashurinë për burrin (Foto)
Adelina Ismaili ndryshe njihet edhe si diva e estradës shqiptare. Këngëtarja është rikthyer pas shumë kohësh në skenën muzikore, duke publikuar këngën “T’iqja”.
Ani pse nuk kishte pritur që kënga të rezultojë aq e suksesshme, deri tani ajo ka marrë mbi 2 milionë klikime në kanalin YouTube.
Së fundi, Adelina ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka shkruar fjalë dashurie për partnerin.
“Ti je arsyeja e lumturisë sime. Të dua” @val.krasniqi“, ka shkruar ajo mbi fotografinë ku çifti dukeshin shumë elegantë.
https://www.instagram.com/p/Bjjx_TpgyCx/?taken-by=adelinaofficiel



