Erza i siguron Kosovës medalje në Kupën Evropiane
Erza Muminoviq ia ka arritur t’ia sigurojë Kosovës një medalje në Kupën Evropiane për juniorë në Austri.
Erza e ka siguruar medaljen e argjendtë në Kupën Evropiane për juniorë, që po mbahet në Leibnitz të Austrisë dhe më vonë do të luftojë për të artën.
Xhudistja kosovare është kualifikuar në finale të kategorisë -44 kg.
Erza shënoi dy fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.
Për medaljen e artë ajo do të luftojë me francezen, Amanda Arraes.



