Valdrin Sahiti: Kishim një shtëpi të vogël, flija në një shtrat me vëllezërit e mi

Valdrin Sahiti: Kishim një shtëpi të vogël, flija në një shtrat me vëllezërit e mi

Valdrin Sahiti i njohur si një ndër dizajnerët më të kërkuar në Kosovë është edhe modest.

Ai ndër të tjerash sot ka treguar një të vërtetë për fëmijërinë e tij.

Dizajneri Sahiti dhe vëllezërit e tij njihen për afërsinë që kanë me njëri-tjetrin pasi janë pothuajse të pandashëm gjithmonë.

“Ne jemi rritur në një shtëpi shumë të vogël, për 16 vit me radhë kemi fjetur në një shtrat që ishe shumë i vogël por dhuruam njëri-tjetrit shumë dashuri”, ka shkruar Valdrin Sahiti duke treguar kështu një pjesë të jetës së tij edhe pse tani njihen si personalitet që bënë një jetë mjaft luksoze.

Sigurisht kjo storie është motivuese për gjithë familjarët shqiptarë, se dashuria dhe familja s’duhet lënë anash asnjëherë.

 

Shpërndaje në: