Rita Ora ka disa fjalë pas koncertit të mbrëmshëm në Tiranë (Foto/ Video)
Mbrëmë ka përfunduar koncerti madhështor që u mbajt në qendër të Tiranës dhe mblodhi shumë yje.
Por ishte këngëtarja Rita Ora ajo e cila mori vëmendjen më të madhe të publikut dhe atë mediatike, shkruan lajmi.net
Këngëtarja kosovare e cila karrierën muzikore me shumë suksese po e zhvillon jashtë vendlindjen, i ka çuar në këmbë tiranasit me vallëzimin e valles së Rugovës dhe disa prej hiteve të saj.
Pas përfundimit të koncerit ajo ka reaguar nëpërmjet një Instatory ku i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjen.
”Ju dua, falëmnderit shumë” shkruan tek fotoja të cilën e postoi Rita.
https://www.youtube.com/watch?v=kNeyKn9fuCg




