Modric drejtuar Neymarit: Po të presim ty

Modric drejtuar Neymarit: Po të presim ty

“Ne po të presim ty”. Këto ishin fjalët me të cilat Luka Modric iu drejtua Neymarit përderisa po shkëmbenin fanellat me njëri-tjetrin pas ndeshjes së sontme Brazil & Kroaci, ndeshje të cilën e fituan brazilianët me rezultat 2-0.

E gjitha ngjarja ndodhi në tunelin e stadiumit të Liverpoolit, Anfield. Këto fjalë të Modric vijnë pas raportimeve të shumta në medie se Neymari e deshiron kalimin te Real Madridi.

Neymari i cili u rikthye të luajë sonte për herë të parë që prej dëmtimit që e la jashtë fushave për 99 ditë, shënoi një gol që siç thonë mediet ndërkombëtare ishte spektakolar.

Gjatë ditës u raportua se Real Madridi ka dërguar në Anfield disa përfaqësues për të përcjellë nga afër përformancën e lojtarit brazilian pas dëmtimit.

Shpërndaje në: