Era Istrefi shfaqet në krahët e Ronaldinjos (Foto)

Era Istrefi shfaqet në krahët e Ronaldinjos (Foto)

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi është shfaqur në një foto ku duket duke përqafuar legjendën e futbollit. Ka qenë vetë Era, ajo e cila ka publikuar foton në rrjetin e saj social “Instagram”, ku duket e përqafuar dhe lumtur me futbollistin brazilian, Ronaldinjo.

Era, Will, Nicky Jam dhe Ronaldinjo janë shfaqur të rrethuar nga fansat, foto është publikuar më parë nga reperi, ndërsa këngëtarja ka shkruar në “Instagram”: Një foto legjendare. Ndërkohë që Era dhe bashkëpunëtorët e saj, janë duke shijuar ditët e suksesit të projektit të tyre më të ri.

Himni i botërorit “Rusi 2018” “Live it Up”, vetëm pak ditë pas publikimit ka marrë me miliona klikime në kanalin muzikorë “Youtube”.

 

Shpërndaje në: