Trump do të hidhërohet shumë me veprimin që ka bërë ky student, por Obama do të gëzohet
Ben Bowling, një student i shkollës së mesme gjatë diplomimit ka cituar një thënie duke shtuar se ajo ishte e Donald Trump. Audienca ka duartrokitur por më pas ai u tha se thënia në fakt, ishte e Barack Obamës.
“Kjo është një pjesë e fjalimit tim, që dua të ndaj me ju disa thënie që kam gjetur në Google”, tha Bowling.
“Mos u kënaqni vetëm me involvimin. Luftoni për karrigen tuaj në tavolinë. Edhë më mirë, luftoni për karrigën kryesore në tavolinë, ka thënë Donald Trump”, tha gjimnazisti.
Ai nuk mundi ta vazhdojë më tepër fjalimin për shkak të duartrokitjeve të shumta. Por më vonë ai tha:
“Vetëm bëra shaka. Këtë e ka thënë Barack Obama”, tha ai.
“Në kohën kur e thash fjalinë, audience nuk rreshti së duartokituri por kur u thash se fjalia ishte e Obamës, për një moment të gjithë heshtën”, tha ai/Periskopi/



