Vajza e këngëtarit të njohur vallëzoi me Ritën mbrëmë në Tiranë (Video)

Vajza e këngëtarit të njohur vallëzoi me Ritën mbrëmë në Tiranë (Video)

 

Mbrëmë u mbajt koncerti i organizuar nga Bashkia e Tiranës me të ftuarën speciale, këngëtaren me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja ka kënduar para 250 mijë qytetarëve, të cilët ishin tejet entuziastë dhe këndonin bashkë me Ritën hitet e saj, shkruan lajmi.net.

Rita kishte përgatitur edhe disa befasi për të gjithë ata që u mblodhën nga afër për ta dëgjuar nga afër.

Përveç se vallëzoi vallen e Rugovës bashkë me balerinët që ishin në skenë, ajo në një moment ftoi disa vajza për të vallëzuar bashkë me të në skenë.

Në mesin e tyre ishte edhe Ana, vajza e këngëtarit dhe moderatorit, Ardit Gjebra, e cila kishte rastin të ngjitej në një skenë me Ritën.

Arditi ka filmuar këtë moment dhe në rrjete sociale shkroi “Një vallëzim me @ritaora ?”.

https://www.instagram.com/p/BjlCStFBfe3/?taken-by=arditgjebrea

https://www.instagram.com/p/BjlIPx4BlFj/?taken-by=arditgjebrea

 

 

 

Shpërndaje në: