1 vit pas lindjes: Tuna shfaqet gjysmë e zhveshur (FOTO)

1 vit pas lindjes: Tuna shfaqet gjysmë e zhveshur (FOTO)

Në maj të vitit të kaluar, Tuna u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku solli në jetë një djalë nga martesa me Patris Berishën.

Për një vit të tërë, Tuna iu përkushtua jetës familjare dhe sidomos djalit të saj duke e lënë pas dore karrierën.

Megjithatë thuhet se këtë vit Tuna do të rikthehet me një videoklip të ri për të cilin është ende duke punuar.

Sa i përket formave fizike, pas lindjes së djalit, këngëtarja iu nënshtrua proçedurave të ndryshme, si aparatura për rënien nga pesha, më pas filloi vrapin e më vonë palestrën.

Tani Tuna i është rikthyer linjave trupore të mëparshme e sot ka publikuar foton e parë me bikini të cilën mund ta shihni më poshtë.

Shpërndaje në: