Shefi i Federatës Palestineze të futbollit: Messit duhet t’ia djegim fanellat
Tensione në prag të ndeshjes mes Izraelit dhe Argjentinës.
Problemet politike në Lindjen e Mesme, po përfshijnë edhe futbollin.
Të shtunën në Jerusalem, Argjentina do të jetë mysafire e Izrealit në miqësoren e fundit të Albicelestes para fillimit të Kupës së Botës.
Madje, numri një i Federatës së Futbollit në Palestinë, Jibril Rajoub, u ka bërë thirrje tifozëve që të djegin fanellat e Lionel Messit, nëse ky i fundit pranon të luajë ndaj Izraelit.
“Messi është simbol në futboll, prandaj ne do ta shënjestërojmë atë personalisht, duke bërë thirrje që tifozët të djegin fotografitë dhe fanellat e tij”, ka thënë ai para gazetarëve.
“Ne ende shpresojmë që Messi mos të vijë”, ka përfunduar Rajoub.



