Dua Lipa furishëm po ia rrëmben fansat Rita Orës, ja çka po ndodh në Instagram (Foto)
Dy këngëtaret me origjinë nga Kosova duket se rivalitetin po e zhvillojnë edhe në Instagram.
Rita Ora dhe Dua Lipa, që të dyja këngëtare që jetojnë e veprojnë në Britaninë e Madhe kanë arritur një numër të madh të ndjekësve në Instagram. Por Rita Ora ka një numër më të madh të followerësve sesa Dua Lipa, raporton Periskopi.
Ajo që bie në sy është se Duas për një kohë shumë të shkurtër u janë shtuar miliona njerëz që duan të shohin aktivitetet e saj në Instagram. Ndërkohë që Ritës i janë stagnuar ndjekësit tek 13 milionëshi.
Për momentin Rita Ora është e ndjekur nga 13.5 milionë njerëz, ndërkohë që Dua ka 1. milion followers më pak, me 12 milionë.
Para dy apo tre muajve, Rita kishte thuajse të njëjtin numër të adhuruesve, kurse Dua nga 8 milionëshi i ndjekësve, ka shkuar në 12.
Sidoqoftë të dyja këngëtaret kanë fansa të shumtë nëpër botë që adhurojnë këngët e tyre. Por e keqja qëndron se dy këngëtaret nuk e ndjekin njëra-tjetrën në Instagram. Si duket rivaliteti në profesion dhe të qenurit këngëtare shqiptare që kanë debutuar vrullshëm në botë, ua ka pamundësuar raportet e mira.
Mbrëmë Rita Ora mbajti koncert madhështor në Tiranë, ndërkohë që Dua performonte në Moskë. /Periskopi/
Numri i ndjekësve në muajin mars:







