E pabesueshme, Adem Mikullovci pas shumë vitesh ia kthen buzëqeshjen një personi (Foto/ Video)

E pabesueshme, Adem Mikullovci pas shumë vitesh ia kthen buzëqeshjen një personi (Foto/ Video)

 

Gjatë seancës së sotme të Kuvendit kanë shpërthyer të qeshurat për shkak të deputetit Adem Mikullovci.

Ai duke mos e kuptuar kryeparlamentarin Kadri Veseli se çka po thoshte teksa po lexonte shumë shpejt, nisi ta imitojë atë.

‘Epo fola sikur je kryetar, shumë shpejt po lexoni, s’po ju kuptojmë. Nuk e di çka po folni, nuk e di çka po votoj”, ka deklaruar Mikullovci.

Në një video të kësaj skene që ka publikuar sot Periskopi, ka ardhur një koment shumë qesharak nga një lexues.

Ai shkruan se pas shumë viteve, ky imitim i Mikullovcit ia ka kthyer buzëqeshjen.

‘Faliminderit zotri Mikullovci nuk di as vet qe sa vite më ka humb të qeshurit, sod më ktheve buzqeshjen po kam problem me vet veten a jam normal gjëth kjo e qeshne më ofrove faliminderit artist i madhë tpaqim gjatë në kuvendin e Kosoves.’, shkruan lexuesi poshtë videos.

Në ato momente edhe reagimi i Kadri Veselit ishte epik. Kryeparlamentari po e shikonte si  i shtangur derisa e kuptoi se Mikullovci po bënte shaka me të./Periskopi/

https://www.facebook.com/periskopiplus/videos/1845619878832981/UzpfSTk4MTIyNjU4NTI0NTI1NzoyMDcxNzQ5MjE5NTI2MzE2/

 

 

 

 

Shpërndaje në: