Batatina tregon të ardhmen e skuadrës së Llapit

Batatina tregon të ardhmen e skuadrës së Llapit

Tashmë ai ka lëshuar postin e trajnerit të skuadra e tij për t’u bërë drejtor sportiv. Është ky TahirBatatina, i cili morri përsipër detyrën e trajnerit te skuadra e Llapit për ta rikthyer atë nëmajetë futbollit kosovar.

Tashmë ai ka lëshuar postin e trajnerit të skuadra e tij për t’u bërë drejtor sportiv. Është ky TahirBatatina, i cili morri përsipër detyrën e trajnerit te skuadra e Llapit për ta rikthyer atë nëmajetë futbollit kosovar.

Ai arriti që ta inkuadrojë Llapin nëSuperligen e Kosovës në futboll, madje tëbëhet një ndër katër klubet më të mira kosovare.

Batatinanë një deklaratë ekskluzive për KosovaPress, foli edhe për sezonin e kaluar, ku deri pak javë para fundit ishte pretendentë për të fituar titullin e kampionit të Kosovës.

“Mendoj ka qenë një kampionat jashtëzakonisht interesant, duke e ditur se shumë skuadra kanë qenë afër për kreun e tabelës për shumë kohë të gjatë, do të thotë ka qenë shumë diferenca e vogël e pikëve mes skuadrave që ishim pretendente për të rrëmbyer trofeun titullin. Ishte një sezon i mirë i skuadrës së Llapit duke e ditur se skuadra e Llapit arriti të jetë kampion vjeshtor”, tha Batatina.

Tanimë me një detyrë tjetër si drejtor sportiv,Batatina është i fokusuar të gjejë lojtarë të mirë, por edhe të plotësojë vendin e lërë nga ai, pozitën e trajnerin në skuadër.

“Kam pasur vështirë të vijë nga zeroja, duke e ditur se Llapi ka qenë për 12 vite në ligën e parë, është dashur të punohet, të rikthehet në superligë, pasi të rikthehet në superligë të mbajë intunitetin e skuadrave të para elitare. Kam arritur atë qëllim bashkërisht me skuadrën e Llapit, dhe pastaj për pesë vite mund, kam parë që kemi ngecje në organizim si skuadër dhe kam dashur për një vit të pushojë, të pushojë në zejen e trajnerit por jo të pushoj në organizimin e klubit”, deklaroi Batatina

Detyra e parë të cilën do ta bëjë,Batatina si drejtor sportiv është transferimi i Mirlind Dakut diku në Evropë nënjëklub të madh evropian, ku sipas tij nuk ka luajtur asnjë lojtar i superliges dhe të gjithë do të kishin dëshirë të luanin.

Ndërsa, ai ka bërë të ditur se shumë shpejtë në skuadrën e Llapit do të rikthen njerëzit të cilët kanë një ndikim të madh në futboll e të cilët do të ndihmojnë skuadrën e Llapit.

“Si drejtor sportiv dhe drejtor organizativ i klubit jam shumë afër ta rikthej në skuadër dhe të rikthehen njerëzit e fuqishëm në Evropë që janë. Ndoshta i kanë edhe djemtë të cilët janë duke e dhënë më të mirën në Evropë, siç është Arlind Ajeti, vëllezëritXhaka, ku baballarët e tyre do t’i bashkohen skuadrës së Llapit dhe do të jenë aksionar te skuadra e Llapit”, shtoi ndër tjerash ai.

Kohëve të fundit në media është përfolur shumë për një largim të Mentor Zhdrellës nga Llapi por Batatina mohoi këto zëra duke treguar se mbrëmë është arritur marrëveshja mes tyre.

“Po është e vërtet që me Mentor Zhdrellën kemi arritur marrëveshje, mbrëmë e ka nënshkruar kontratën te skuadra e Llapit dhe është pikërisht lojtar i Llapit. Kam parë shumë aludime të skuadrave tjera si Feronikeli, ashtu edhe Drita, unë i respektoj të dy skuadrat por mendoj që dy skuadrat e dinë fuqinë e Llapit, e dinë organizimin e Llapit dhe e kanë ditur kush është në kryesi të Llapit dhe mendoj që është dashur të dinë që nuk mund ta rrëmbejnë një lojtar si Mentor Zhdrella Llapit”, tha ai.

Ndërsa në fund, ai tregoi edhe për pasuesin e tij në rolin e trajnerit te skuadra e Llapit, i cili sipas gjitha gjasave do të jetë Bylbyl Sokoli.

Batatina pohoi se janë në bisedime me Sokolin dhe shpreson se shumë shpejtë do të arrihet marrëveshja mes dy palëve dhe Sokoli të jetë në krye të Llapit për sezonin e ardhshëm.

 

Shpërndaje në: