Njëri nga këta tre trajner do të jetë në krye të Vushtrrisë

Njëri nga këta tre trajner do të jetë në krye të Vushtrrisë

Vushtrria pas humbjes në barazh kundër Flamurtarit edhe vitin e ardhshëm do të bëjë gara në Ligën e Parë, të Kosovës.

Këtë vit priten shumë ndryshime te skuadra e Vushtrrisë, duke filluar nga trajneri dhe disa lojtar pritet të largohen e disa tjerë do të vijnë në Vushtrri.

Ndërsa për postin e trajnerit, post të cilën e ka lëshuar pas përfundimit të këtij sezoni Isa Sadriu, në garë janë gjithsej tre emra të njohur për futbolldashësit kosovar.

Njëri nga Bekim ShotaniSamuel Nikaj ose Arsim Thaqi do të jetë në krye të Vushtrrisë sezonin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, tashmë drejtori sportiv i klubit të Vushtrrisë, Muhamet Dragusha.

Ai tha se jemi në bisedime me këta tre trajner dhe shumë shpejt më njërin prej tyre do të arrihet marrëveshja.

Shpërndaje në: