Gjasat e Kroacisë në Kupën e Botës, taktikat, ylli skuadrës dhe parashikimi se sa larg mund të shkojë kjo Kombëtare

Gjasat e Kroacisë në Kupën e Botës, taktikat, ylli skuadrës dhe parashikimi se sa larg mund të shkojë kjo Kombëtare

Kupa e Botës fillon saktësisht pas 9 ditëve me Kroacinë që pritet të jetë befasia e këtij kompeticioni

Kombëtarja e Kroacisë është në Grupin D me Argjentinën, Islandën dhe Nigerinë, gjasat për ta kaluar fazën e grupeve janë të mëdha, pasi kundërshtarë më i vështirë pritet të jetë Argjentina e Leo Messit, shkruan Periskopi.

Kroacia ka lojtarë cilësor të cilët luajnë në klube të mëdha si Real Madrid, Atletcio Madrid, Barcelona, Juventus, Inter e Milan, ndërsa më poshtë mund ta shihni listën prej 23 lojtarëve që do të jenë pjesë e Kupës së Botës ‘Rusi 2018’.

Portier: Danijel Subasic (Monaco), Lovre Kalinic (Gent), Dominik Livakovic (Dinamo Zagreb).

Mbrojtës: Vedran Corluka (Lokomotiv Moscoë), Domagoj Vida (Besiktas), Ivan Strinic (Sampdoria), Dejan Lovren (Liverpool), Sime Vrsaljko (Atletico Madrid), Josip Pivaric (Dynamo Kiev), Tin Jedvaj (Bayer Leverkusen), Duje Caleta-Car (Red Bull Salzburg).

Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Ivan Rakitic (Barcelona), Mateo Kovacic (Real Madrid), Milan Badelj (Fiorentina), Marcelo Brozovic (Inter Milan), Filip Bradaric (Rijeka).

Sulmues: Mario Mandzukic (Juventus), Ivan Perisic (Inter Milan), Nikola Kalinic (AC Milan), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Marko Pjaca (Schalke), Ante Rebic (Eintracht Frankfurt).

Formacioni i mundshëm i Kroacisë:

Kombëtarja kroate pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1 dhe pika më e fortë e 11-shes startuese do të jetë mesfusha e përbërë nga Raktic, Modric, Badelj të cilët nga krahët do të kenë përkrahjen e Perisic dhe Kramaric.

Croatia probable starting XI

Cili do të jetë ylli kryesor i skuadrës?

Luka Modric është lojtari nga i cili pritet shumë dhe do të udhëheq Kroacinë në këtë Kampionat Botëror, por nëse do të jetë një futbollist që do të befasojë të gjithë, ai është Andrej Kramaric, i cili pati një edicion të mirë me Hoffenheimin.

Luka Modric in action for Croatia against Finland in World Cup qualifying.

Cili lojtar mund të zhgënjejë në Kupën e Botës?

Dejan Lovren, mbrojtësi i Liverpoolit do të ketë një presion të madh pasi nuk ka shfaqur formë të lartë asnjëherë me Kombëtaren dhe ndonjë gafë e tij mund t’i kushtojë shumë në këtë kompeticion kroatëve.

Image result for dejan lovren croatia

Cilat janë gjasat e Kroacisë në Kupën e Botës, sa larg mund të shkojë kjo Kombëtare?

Kroacia ka një skuadër të jashtëzakonshme dhe në një ditë të mirë ata mund ta mposhtin çdo kundërshtarë. Kjo Kombëtare ka një grup të cilën mund ta kalojë pa ndonjë problem ku përveç Argjentinës që llogaritet skuadër e fortë, Islanda dhe Nigera mund të mposhten pa vështirësi.

Parashikimi: Kroacia kalon fazën e grupeve dhe nëse ka fat që të mos takohet me pas menjëherë me Francën atëherë kjo Kombëtare mund të arrijë pa problem çerekfinalen e Kampionatit Botëror. /Periskopi/

Shpërndaje në: