Yaya Toure pranon që të paguhet 1 euro në javë vetëm që të luajë kundër skuadrës së Guardiolas
Yaya Toure ka vendosur që t’i hakmirret Pep Guardiolas për tretmanin që ky i fundit ia ka bërë te Manchester City
Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është i gatshëm që të luajë për top gjashtë klubet angleze duke u paguar vetëm 1 euro në javë në mënyrë që t’i hakmerret ish-trajnerit të tij, Pep Guardiolas, shkruan Periskopi.
“Yaya ka pranuar shumë oferta nga vende të ndryshme, oferta shumë joshës, por ne kemi vendosur që t’i hakmerremi Guardiolas sezonin e ardhshëm,” ka thënë Seluk, agjenti i futbollistit.
“Për t’ia dëshmuar tifozëve të Man Cityt se Yaya nuk ka përfunduar me futboll. Ai është plotë energji dhe dëshiron të luajë në Angli sezonin e tjetër.
“Në kohën kur klubet angleze po shpenzojnë shumë para, unë zyrtarisht deklaraohem se Yaya është gati që të luajë për top gjashtë klubet angleze si lojtar i lirë me një rrogë prej 1 euro në javë.
“Unë mendoj që Yaya është i mirë për klubet si Arsenal, Chelsea, Man Utd, Tottenham ose Liverpool. Yaya është një fitues,” përfundoi Seluk. /Periskopi/.



