Historike: Përdoret për herë të parë kartoni i gjelbër në futboll (Video)
Është dhënë kartoni i parë i gjelbër. Kjo është historike. Ai është nxjerrë nga xhepi i një arbitri që do të jetë pjesmarrës edhe në Kupën e Botës.
Ndeshja luhej në kuadër të futbollit Conifa në Londër. Ky është një kompeticion që luhet mes ekipeve ndërkombëtare, por që nuk bëjnë pjesë në FIFA.
Kartoni i gjelbër parashikon që lojtari të largohet nga fusha, por mund të zëvendësohet me një tjetër, nëse skuadra ka zëvendësime në dispozicion. Lojtari gjithashtu nuk përjashtohet për ndeshjen pasardhëse.



