Zyrtare: Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Superkupës së Evropës (Foto)
Më 15 gusht Real Madrid do të luajë kundër Atletico Madridit në kuadër të Superkupës së Evropës
Atletico Madrid fitoi Europa League duke e mposhtur Marseille me rezultat 3:0 në finale, ndërsa Reali mposhti Liverpoolin 3:1 në Champions League dhe tani dy klubet nga Madridi do të luajnë në finalen e Superkupës së Evropës, shkruan Periskopi.
Ndeshja e Superkupës do të luhet në Talin të Estonisë më 15 gusht, ndërsa biletat kanë dalur në shitre sot nga ora 14:00.
Çmimet e biletave janë këto:
Kategoria parë: 130 euro.
Kategoria e dytë: 90 euro.
Kategoria e tretë 50 euro.
Të gjithë ata që aplikojnë për tiketa do të marrin përgjigje më 6 korrik. /Periskopi/




